Isa Mustafa e quan vendim të guximshëm heqjen e reciprocitetit me Serbinë

10:59 | 06 Qershor 2020

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot për heqje të reciprocitetit me Serbinë.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar menjëherë pas vendimit të qeverisë së Kosovës për heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë, siç e ka konsideruar vet kryeministri Hoti si largim i pengesave për t’i hapur rrugë dhe për t’i dhënë shancë dialogut.

Mustafa ka thënë se ky ësgtë vendim i guximshëm dhe njëkohësisht se qeveria Hoti dëshmoi përkushtimin e saj për partnerët strategjikë, SHBA dhe BE.

Më tutje, ai thotë se pritet nga Serbia të tregojë a është e interesuar për dialog.

Ai thotë se të gjithë duhet të jenë unik dhe të përkrahin qeverinë.

Ky është reagimi i tij:

Vendimi i sotëm i Qeverisë Hoti për heqjen e të gjitha pengesave për dialog që qon në njohje reciproke ndermjet Kosovës dhe Serbisë, është vendim i guximshëm.

Qeveria Hoti dëshmoi përkushtimin e saj për partneritet strategjik me SHBA dhe BE.

Pritet që hapa të njëjtë të ndërmerr edhe Serbia; të tregojë se a është vërtetë e interesuar për dialog që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon dhe me gjerë.

Ndërkaq, të gjithë ne duhet të jemi unik dhe të përkrahim qeverinë që dialogu të jetë i suksesshem. IM.

Komento: