Isa Mustafa ‘godet’ VV-në me deklaratën e tij të fundit

19:16 | 16 Janar 2020

VV-ja ka marrë një ‘goditje’ nga Isa Mustafa.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa këmbëngul që pozita e Kryetarit të Kuvendit duhet t’i takojë LDK’së. Ndërsa po president, ai tash thotë se ‘nuk do të jetë i LDK’së, por i Kosovës’.

Në një intervistë për televizioni publik ai ka shpalosur detaje për takimet me partinë e Albin Kurtit.

“Në qoftë se ju e keni kryeministrin, ne duhet ta kemi krye-parlamentarin”, ka thënë Mustafa, transmeton Express.

“Për sa i përket çështjes së presidentit, ai s’do të jetë president i LDK-së por i Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Mustafa.

Ai thotë se asnjë subjekt politik nuk është pa të meta, ndërsa i përmend një bashkëpunim, që sipas tij e ka pasur Lëvizja Vetëvendosje me Partinë Demokratike të Kosovës.

“S’ka parti që s’ka behane. Mu më ka rrëzu VV-ja. VV-ja s’do të mund ta merrte Prishtinën kurrë po mos ta kishte përkrahjen e PDK-së”, ka thënë ai.

“Unë personalisht e kam vullnetin që të bëhet marrëveshje. Nëse s’mundemi, atëherë duhet të lëshojmë rrugë dhe hapësirë…”, është shprehur ai.

Komento: