Isa Mustafa i dërgon telegram ngushëllimi Nexhat Dacit pas vdekjes së djalit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Isa Mustafa i dërgon telegram ngushëllimi Nexhat Dacit pas vdekjes së djalit

17:40 | 26 Janar 2019

Djali i Nexhat Dacit, Ariani ka humbur jetën sot në Brezovicë si pasojë e një ortek bore.

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa ka ngushëlluar familjen Daci për vdekjen e Arian Dacit, Zëvendësministër i Diasporës.

Përmes një telegram ngushëllimi, LDK shpreh dhimbje për humbjen e jetës së Dacit.

“Me dhimbje mësuam lajmin për tragjedinë në Brezovicë që fatkeqësisht humbi jetën djali juaj, Arian Daci. Në emrin tim dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të gjithë miqve të Arianit, Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kolegëve të tij”, thuhet në këtë telegram ngushëllimi.

Komento: