Isa Mustafa i ndihmuar nga djali i tij shkon në përvjetorin e LDK-së, shihet ende me probleme shëndetësore

13:37 | 23 Dhjetor 2018

Kreu i Lidhjes Demokratike tw Kosovws (LDK), Isa Mustafa wshtw shfaqur ende me probleme shëndetësore, ku shihet ende i ndihmuar nga djali teksa shkonte në përvjetorin e LDK’së.

Mustafa ende nuk i ka tejkaluar problemet shëndetësore. Edhe në përvjetorin e 29 të LDK’së, ai ka shkuar të ulet në vendin e tij i ndihmuar nga djali i tij, Besniku.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbushur 29 vjet prej se është themeluar. Partia e themeluar nga Ibrahim Rugova po vazhdon të udhëhiqet prej Isa Mustafës, i cili po vazhdon të ketë probleme shëndetësore.

Për shkak të një sëmundje që kishte pasur këtë vit, Lideri i LDK’së ende nuk e ka tejkaluar krejtësisht. Po vazhdon të mos ec pa ndihmës.

Kësaj radhe, Mustafën e ka ndihmuar djali i tij, Besniku.

Në një intervistë televizive, ish-Kryeministri ka thënë se do të deklarohet përfundimisht për ambicien për Shef të LDK’së një muaj para se të përundojnë zgjedhjet.

“Këtë çështje do ta diskutojë. Këtë do ta deklaroj një muaj, një muaj e gjysmë para zgjedhjeve për Kryetar”, ka thënë Mustafa për Rubikon të KTV’së.

Ai ka thënë se do të respektohet vullneti i strukturave të partisë që kanë kërkuar edhe në kohën sa ishte me probleme shëndetësore të qëndronte në udhëheqje të partisë.

“S’do të isha tash në pozitën e Kryetarit vetëm po t’i nënshtrohesha vullnetit personal”, ka shtuar ai.

Komento: