Isa Mustafa i përgjigjet ofertës së Albin Kurtit

17:41 | 30 August 2019

Albin Kurti pak orë më parë bëri një ofertë për Isa Mustafën.

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, i është përgjigjur Albin Kurtit për ofertën e bërë para pak minutash.

Në këtë përgjigje të Mustafës është ripërsëritur qëndrimi i deritashëm i LDK’së që koalicioni të lidhet nën drejtimin e Vjosa Osmanit si kanidate për kryeministre.

Sipas LDK’së shkuarja në zgjedhje pa një kandidat për kryeministër dhe vetëm me një listë zgjedhore i lë gjërat shumë të paqarta.

Kurti në ofertën e tij i ka dhënë LDK’së numrin një të listës për Vjosa Osmanin dhe numrin dy për LVV’në. Sipas tij kush do të fitonte më shumë vota, duhet të marrë pastaj postin e kryeministrit.

Letra e plotë e Isa Mustafës:

Letër drejtuar Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Z. Albin Kurti

I nderuari Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti

Gjatë muajve, javëve dhe ditëve të fundit, LDK-ja ka punuar shumë dhe hapur, për të arritur një marrëvveshje bashkëpunimi me VV-në, me qëllim që të lidhim koalicion parazgjedhor dhe për të garuar së bashku më 6 tetor.

LDK-ja me kohë e ka bërë të ditur se njeh dhe e vlerëson pritshmërinë e qyetarëve të Kosovës për këtë bashkëpunim.

LDK-ja është e hapur që marrëveshja të lidhet, nën drejtimin e kandidites sonë për kryeministre, znj. Vjosa Osmani.

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së e ka miratuar unanimisht kandidaturën e znj. Osmani, prandaj ajo e ka përkrahjen e plotë të LDK-së për të kryesuar listën si kandidate për kryeministre dhe për të fituar zgjedhjet.

LDK-ja është subjekti më i madh politik në Kosovë, ka besimin më të madh, ka përkrahjen më të madhe, prandaj edhe do ta udheheqë vendin.

Propozimi juaj shpie, nga gara me të tjerët, në garë ndëmjet nesh, ndërsa kjo do të dëmtonte seriozisht interesin e përbashkët.

Po ashtu, LDK-ja vlerëson se një listë pa një prijës të nominuar, është një listë pa krye dhe pa orientim të qartë.

LDK-ja shpreh gatishmërinë e plotë që të vijojë bashkëpunimin me VV-në, tani apo dhe pas zgjedhjeve dhe e konsideron atë si partner në kauzën për të shpëtuar vendin nga krimi, korrupsioni, zhvatja dhe për ta nxjerë vendin nga izolimi.

Me respekt, Isa Mustafa

Komento: