Isa Mustafa ka një kundërpërgjigje për Edi Ramën

23:52 | 02 Mars 2020

Kreu i LDK-së ka një kundër përgjigje për kryeministrin shqiptarë, Edi Ramën.

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku e quajti Mustafën politikan që thotë dicka tjeter nga ajo që bën dhe mendon, dhe shtoi se ai ka qenë pjesë e takimeve ku ishte folur për hapësirën e përbashkët doganore në Ballkan si pjesë e Procesit të Berlinit.

“Kryeministri Rama më cilësoi si politikan tinëzak”, shkruan Mustafa.

“Unë nuk dëshiroj ta cilësoj, ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i Shqipërisë”, shton ai.

Ai mohon se ka qenë pjesë e takimeve për minishengenin kur ka qenë kryeministër i Kosovës, por thotë se ka qenë pjesë e nismave tjera për Ballkanin si pjesë e Procesit të Berlinit.

“Por, në asnjë rast nuk kemi biseduar me te dhe me të tjerët për Minishengenin, sa isha Kryeministër. Kemi biseduar për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve”, thotë ai.

“Në emër të Kosovës i kam kundërshtuar në të gjitha takimet. I ka kundërshtuar edhe Mali i Zi. Jemi pajtuar në Procesin e Berlinit për Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Komento: