Isa Mustafa mbledh edhe një herë kryesinë dy ditë para zgjedhjeve

08:31 | 01 August 2019

Dy ditë para zgjedhjeve Isa Mustafa mbledh edhe një herë kryesinë.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot do të mbajë mbledhje. Mbledhja do të kryesohet nga i pari i LDK’së, Isa Mustafa

Në një njoftim për media nga zyra për informim e LDK’së, behet e ditur se ky takim do të fillojë në orën 13:30.

Kjo mbledhje do të kryesohet nga kryetari i partisë, Isa Mustafa, ndërsa do të mbahet në selinë qendrore të LDK’së.

LDK’ja të shtunën e 3 gushtit do të mbajë kuvendin zgjedhor, ku pritet të zgjedhet kryetari i partisë.

Deri më tani asnjë anëtar i LDK’së nuk e ka shpallur kandidaturën për të parin e partisë. Qëndrimi unanim i partisë ka qenë që të shtunën kur edhe do të mbahen zgjedhjet të bëhen të ditura kandidaturat, apo të vazhdohet me aklamacion.

Lidhja Demokratike e Kosovës nisi zgjedhjet e brendshme me 20 mars të këtij viti.

Këto zgjedhje në disa prej degëve të partisë janë shoqëruar edhe me telashe e përleshje në mes të anëtarëve të vet partisë.

Komento: