Kreu i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka marrë një telefonat nga Brukseli.
Dy ditë pas rimori timonin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa u telefonua nga zyrtarë të Brukselit ku u urua për postin e të parit të partisë.
Nga LDK njoftojnë se Mustafa gjatë ditës së sotme përmes një lidhje telefonike pranoi urime nga Zëvendës Drejtorja Menaxhuese për Evropë dhe Azinë Qendrore / Drejtorja për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian, znj. Angelina Eichhorst.
“Znj. Eichhorst uroi kryetarin Mustafa për rizgjedhjen në mandatin e tretë në krye të LDK-së dhe theksoi zotimin e institucioneve të Bashkimit Evropian për vazhdimin e përkrahjes së Kosovës drejt integrimit euroatlantik, me theks të veçantë përmbylljen e dialogut Kosovë – Serbi”, kanë deklaruar zyrtarë të LDK’së.