Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka marrë një lajm të rëndë sot.
Motra e tij ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Lajmin e ka bërë të ditur djali i Mustafës, Besnik Mustafa. Varrimi i motres së tij do të bëhet sot në varrezat e fshatit Mramor, shkruan ORAinfo.
Ja njoftimi i plotë i Besnik Mustafës:
Familjarë dhe miqë të nderuar me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot me datën 05.04.2019 ndërroj jetë halla jonë Hasime Mustafa-Gashi
Varrimi bëhet sot me datën 05.04.2019 në ora 15:00 te varrezat e fshatit Busi (Mramor).