Isa Mustafa paralajmëron nisjen e mocionit për rrëzimin e Qeverisë

09:58 | 20 May 2019

Isa Mustafa paralajmëron takime me Kurtin e Ahmetin për rrëzimin e Qeverisë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes rrjetit social Facebook, ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të takohet me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për të koordinim të mëtutjeshëm për rrëzimin e qeverisë.

“Gjatë kësaj jave do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të bashkërenditur veprimet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale dhe përmbysjen e Koalicionit PAN.” shkroi Mustafa.

Ai gjithashtu, shkroi se do t’i dërgoj ftesë edhe kryetarit të Partisë Social-Demokrate, Shpend Ahmetit, për të njëjtin qëllim.

“Po ashtu, gjatë javës, do të ftoj edhe Kryetarin e PSD-së, z. Ahmeti të diskutojmë dhe të merremi vesh për veprime të përbashkëta”, shtoi ai.

Javën e kaluar, LDK’ja kishte dorëzuar nënshkrimet e tyre për rrëzimin e qeverisë, dhe deklaruan se janë të hapur për të gjitha partitë që dëshirojnë t’i bashkohen, pa marrë parasysh etninë të cilën e përfaqësojnë partitë politike, duke përfshirë këtu edhe Listën Srpska.

Komento: