Mustafa përfundon operacionin mjekësor në Gjermani, këto ditë fillon punën.
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përfunduar me sukses vizitat e fundit tek mjeku në Gjermani, shkruan Gazeta Metro.
Një burim i mirë informuar në LDK thotë se Isa Mustafa ka pasur operacion mjekësor ‘ndërhyrje’ dhe se e ka kaluar me sukses.
Mustafa pas kësaj në Prishtinë ka ardhur të shtunën, ku edhe pritet që të merr pjesë në zgjedhjet e LDK’së me 3 gusht.
Mustafa i është nënshtruar një ekzaminimi mjekësor në qendrën e terapisë fizikale në Gjermani, në të cilën ai dikur kishte qëndruar katër javë gjatë vitit 2018.
Mustafa ka treguar edhe vet se vuan nga një sëmundje shumë e rrallë që njihet si “Sindomi Gulian Barren”, shkruan Gazeta Metro.
Gjatë gjithë kësaj kohe, Mustafa gjatë një periudhe ishte krejtësisht i palëvizshëm nga duart dhe këmbët, kështu duke lënë të kuptohet se vuan nga kjo sëmundje e rrallë.