Isa Mustafa përkujton ish deputetin e LDK-së, Agim Kikaj

09:39 | 18 May 2019

Isa Mustafa përkujton ish deputetin e LDK-së, Agim Kikaj.

Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar deputetin e Kuvendit të Kosovës, Agim Kikaj.

“Para dy vitesh Kosova dhe LDK-ja humbi veprimtarin e shquar politik dhe njeriun e mrekullueshëm, Agim Kikajn.

Agimi kishte veti të larta njerëzore dhe të punës. Përkushtimi për qytetarët e Kosovës dhe veprimtaria e tij politike për ndërtimin e paqes dhe institucioneve demokratike të Kosovës, e bëjnë atë sot të paharrueshëm.

Agimi ishte personalitet i kompletuar, atdhetar dhe intelektual, në veçanti njeri me shumë respekt. Ai ishte një prej personaliteteve kryesore politike në Kosovë.

Agimi ishte miku im dhe i gjithë qytetarëve. Modestia e tij, përkushtimi për mbrojtjen e interesave të përgjithshme të qytetarëve të Kosovës dhe përkushtimi për mbrojtjen e qëndrimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e bëjnë atë shëmbëlltyrë për të gjithë ne.

Me përkushtimin e tij më të madh i dha Kosovës një veprimtari të pasur dhe la pas një biografi të jashtëzakonshme.

Kosova dhe Lidhja Demokratike i janë mirënjohëse për kontributin e tij të madh.

Lavdi jetës dhe veprës së veprimtarit, Agim Kikaj!”

Komento: