Isa Mustafa pret ndryshim të rezultatit zgjedhor më 28 dhjetor: Vendi duhet të kthehet në binarët normalë

16:26 | 08 Dhjetor 2025
Isa Mustafa pret ndryshim të rezultatit zgjedhor më 28 dhjetor: Vendi duhet të kthehet në binarët normalë

Isa Mustafa, ish-Kryeministër i Kosovës, beson se zgjedhjet e 28 dhjetorit do të sjellin ndryshim të rezultatit zgjedhor në krahasim me atë të 9 shkurtit.

Mustafa e sheh të nevojshme kthimin e vendin “në binarët normalë”.

“Ndryshime në rezultate, pas gati një vit bllokade, do duhej të ketë. Ndryshimet i shoh si reflektim të nevojshëm të qytetarëve me të drejtë vote, për ta stabilizuar vendin dhe për ta vënë në binarë normalë të zhvillimit ekonomik, arsimor, shëndetësor dhe integrimit euroatlantik, në këtë kohë kur ka ndryshime globale shumë dinamike”, theksoi ai./Indeks Online

Komento: