Lideri I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sot ka mbajtur një takim me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.
Mustafa dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti janë takuar gjatë ditës së sotme.
Ky takim është zhvilluar në shtëpinë e Isa Mustafës.
Takimin në mes të Mustafës dhe Kurtit e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, por nuk ka dhënë ndonjë detaj shtesë.
“Mundem me konfirmu takimin. Për detaje tjera besoj sonte e dërgojmë një komunikatë”, ka deklaruar shkurt Mustafa.
Kujtojmë se Mustafa e Kurti kishin zhvilluar edhe më herët takime të ngjashme.