Isa Mustafa pret në takim ambasadorin O’Connell, ja çka diskutuan

14:06 | 07 Maj 2019

Isa Mustafa ka pritur në takim Ruairí O’Connell.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairí O’Connell

Sipas një komunikate për media të lëshuar nga zyra për informim e LDK-së, gjatë takimit u bisedua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së në lidhje me zhvillimet e fundit.

“Kryetari Mustafa vlerësoi se gjendja aktuale politike në vend është mjaft e ndërlikuar dhe kërkon angazhim serioz dhe kreativ të të gjithë akterëve politik për të garantuar mbrojtjen e interesave shtetëror të Kosovës. Duke e falënderuar për mbështetjen e pazëvendësueshme të Britanisë për Kosovën, kryetari Mustafa shprehu përkushtimin e LDK-së dhe të qytetarëve të vendit për të thelluar bashkëpunimin edhe më tutje”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Ambasadori O’Connell, falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm.

Komento: