Isa Mustafa reagon pas vidoes së VV-së: Partia në pushtet po gënjen, djemtë e mi s’kanë terminal

17:16 | 10 Tetor 2022

Mustafa: Partia në pushtet po gënjen, djemtë e mi s’kanë terminal.

Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po gënjen, derisa ka deklaruar se djemtë e tij nuk posedojnë terminal. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka postuar një video të re ku përmenden personazhe si Margarita Kadriu, djemtë e Isa Mustafës, Sami Lushtakut dhe biznesmenët e njohur, Devollët.

Përmes videos, LVV-ja ka akuzuar duke thënë se terminalet kanë qenë pronësi private e të lidhura ngushtë me politikën.

Pas përmendjes së familjarëve, ish-kryeministri Mustafa në një përgjigje për Paparacin ka thënë se partia në pushtet po gënjen.

“Po gënjen partia në pushtet”. Tutje, Mustafa ka thënë se kompania nuk është e djemve të tij, por është kompani private, për të cilën nuk ka autorizim të jep deklarata. “Është kompani sllovene, për të cilën unë nuk kam autorizim të jap deklarata. Nuk është kompani e djemvve të mi”, ka deklaruar Mustafa.

Në videon e LVV-së, ku flitet për Terminalin e Kosovës në Portin e Durrësit, i cili ditë më parë filloi punën me kapacitete të plota, thuhet se terminalet nëpër Kosovë kanë qenë në pronësi private të lidhura ngushtë me politikën.

Komento: