Isa Mustafa shkon në Kuvend, priten zhvillime politike

13:08 | 24 Nëntor 2020

Zhvillime në Kuvend, shkon Isa Mustafa.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa është parë duke hyrë në Kuvend të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Nuk dihet nëse Mustafa ka takim me dikë nga partnerët e koalicionit apo me grupin parlamentar të partisë të cilën ai e udhëheq.

Ditëve të fundit partnerët e koalicionit i kanë vazhduar marrëdhëniet e acaruara për faktin se nuk po e pranojnë kandidaturën e Ramush Haradinajt për president të vendit.

Në anën tjetër koalicioni LDK-AAK-NISMA dhe Lista Serbe janë duke u përballur me mungesë të votave në Kuvend të Kosovës, gjë që i ka lënë pa kaluar projektligje tash e një kohë.

Në mesin e tyre është edhe ai për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Komento: