Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur për Gjykatën Kushtetuese.
Ai ka thënë se kjo Gjykatë se është e kapur dhe nuk mund të konstatojë nëse një ligj i miratuar nga Kuvendit është jokushtetues. Ka thënë se institucioni i udhëhequr nga Arta Rama më lehtë mund ta nxjerr Gjykatën Kushtetuese si jokushtetuese se sa një vendim të Qeverisë.
“Këtij vendimi po i atribuohet se është jokushtetues. Për sa i përket kësaj, në këtë vend ka humbur kuptimi i asaj çfarë është kushtetuese e çfarë jo. Shtrohet pyetja se kush mund të pres që një Gjykatë, e kapur, Kushtetuese e cila lejoi rritjen 100% të pagave të Qeverisë, tani do të thotë që një Ligj për Pagat qenka jokushtetues. Më lehtë do të thonin se vet Gjykata është më shumë jokushtetuese sesa kushtetuese”, ka thënë Mustafa.
Kryetari i LDK’së është marrë edhe me rritjen e pagave. Ka thënë se një rritje e tillë po bëhet nga logjika zhvatëse e Qeverisë.
“Standardi familjar i arsimtarëve, mjekëve, policëve, shërbyesve civil… dhe askujt nuk do të rritet vetëm duke ua rritur atyre pagat, por duke hapur vende të reja pune për të papunët, që janë edhe familjarë të tyre. Prandaj, asnjë mendje e shëndoshë nuk arësyeton se duhet të mburremi me veprime të tilla dhe me vendime të tilla. Përpos logjikës zhvatëse”, ka thënë ai.
AI ka thënë se s’mund të ketë rritje pagash për një vend që ka papunësinë më të madhe ne rajon e Evropë.
“Asnjëri prej tyre nuk flet për faktin se jemi vendi më i varfër në Evropë dhe në regjion, se mezi arrijmë të mbulojmë importin me 10 përqind eksport, se pagat në sektorin privat, ku kemi trefishin e të punësuarëve në krahasim me sektorin publik, janë shumë më të ulëta; jemi vendi me shkallën më të lartë të papunësisë prej rreth 30%, kurse nga rreth 2 miliard të hyra buxhetore mbi 1.4 miliard janë destinuar për paga dhe transfere sociale, duke ul kapacitetin për investime dhe zhvillim”, ka shtuar ai.