Isa Mustafa ka thënë se s’mund të ketë Qeveri pa zgjedhje.
Kryetari i rizgjedhur i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk ka mundësi që vendi të arnoj Qeverinë e tanishme dhe se vendi do të shkoj me siguri drejt zgjedhjeve të parakohshme.
“Kësaj pune i ka dekë nëna”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook sa i përket mundësisë së arnimit të Qeverisë së partisë së tij së bashku me PDK’në.
Mustafa ka thënë se seanca e thirrur për datën 22 gusht nuk duhet në asnjë mënyrë të dështojë për mungesë të deputetëve të shumicës prej 2/3.
“Zgjedhjet organizohen për t’ua mundësuar qytetarëve të shprehin masivisht vullnetin politik e jo për inat të njëritjetrit”, ka shkruar Mustafa.
“Prandaj nuk është e arsyeshme të ndodhin në kohë pushimesh”
Mustafa ka thënë se qytetarët duhet të bëhen gati për zgjedhje.
Ky është shkrimi i plotë i tij:
E konsideroj të arsyeshëm dhe të peshuar mirë vendimin e Kryesisë së Kuvendit për të caktuar më 22 gusht seancën për shpërndarjen e Kuvendit. Seanca nuk duhet të dështojë për mungesë të deputetëve ose të shumicës prej 2/3.
Zgjedhjet organizohen për t’ua mundësuar qytetarëve të shprehin masivisht vullnetin politik e jo për inat të njëritjetrit.
Prandaj nuk është e arsyeshme të ndodhin në kohë pushimesh. Sa i përket blerjes së kohës për të arnuar qeveri me PDK-në, siç po tentojnë ta komentojnë disa, u them se për LDK-në “kësaj pune i ka dekë nëna”.
Të mos i maltretojmë qytetarët me teori konspirative, por ti ftojmë të bëhemi gati për zgjedhjet e shtatorit.
IM