Isa Mustafa tregon se a e ka caktuar LDK kandidatin për kryeministër

10:41 | 23 Dhjetor 2020

A e kanë caktuar kandidatin për kryeministër? Flet Mustafa.

Me rastin e 31-vjetorit të themelimit të LDK-së, Kryesia e kësaj partie ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Kreu i LDK-së Isa Mustafa me këtë rast tha se LDK-ja mburret me të gjitha të arriturat gjatë kësaj periudhe kohore, me vlerat dhe solidaritetin e treguar.

Kur foli për gjendjen aktuale politike, ai tha se fillimisht Kuvendi duhet që të votojë buxheti dhe disa marrëveshje ndërkombëtare për t’i hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Mustafa ka sqaruar se ende nuk e kanë diskutuar kandidatin për kryeministër, duke shtuar se Kryesia do të mblidhet për këtë çështje.

“Ne nuk kemi përmend emra, se nuk jemi ulur akoma, ne po presim këto ditë që tani mbi bazën që deklaroi dje kryeministri Hoti që të mblidhet edhe një herë Kuvendi të aprovoj buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare që domosdo duhet të miratohen”, ka thënë Mustafa.

Për vendimin e Gjykatës Kushtuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti, ai tha se nuk e kanë pritur, por që do ta respektojnë.

Vendim të cilin sipas tij, duhet ta respektojë edhe kreu i VV-së, Albin Kurti nëse i ndalohet kandidimi.

“Të shpallen zgjedhjet, dhe tani do të mbledhin organet tona, do të diskutojmë në mënyrë institucionale jo në bazën e përmendjeve, dëshirave personale, sepse jemi parti institucionale, dhe çdo gjë e çojmë në institucionet dhe organet tona”, ka deklaruar Mustafa.

Komento: