
A mendon se e ka mundur politikisht krahun e luftës? Flet Isa Mustafa
Kosova ka disa nga udhëheqësit e UÇK-së në Hagë, kjo për shkak të aktakuzave për krime lufte që ka ngritur Gjykata Speciale.
Shpeshherë në skenën politike kosovare, Isa Mustafa është cilësuar se ka mundur krahun e luftës pasi ka qënë pjesë e gjitha proceseve më të rëndësishme të vendit.
Se si ka arritur të mbijetojë në skenën politike kaq gjatë dhe a vlerëson se ka mundur krahun e luftës, Isa Mustafa, flet në intervistën e tij për lajmi.net.
“Unë mendoj se krahu i luftës nuk është mundur për arsye që ne i kemi partitë të cilat veprojnë në Kosovë dhe të cilat kanë gjeneruar nga krahu i luftës”, ka thënë Mustafa duke përmendur PDK-në, AAK-në e VV-në të cila kanë persona që kanë qenë në luftë.
Ai shpreson se komandantët që po gjykohen nga Specialja të kenë një gjykim korrekt dhe të lirohen sa më parë.