Isa Mustafa vjen me urim të veçantë për Vit të Ri

19:15 | 31 Dhjetor 2018

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e Vitit të ri, ka uruar të gjithë qytetarët dhe simpatizantët e partisë së tij.

“Duke lënë pas një vit të pritjeve të mëdha dhe të sfidave, uroj që viti 2019 të jetë vit i mbarë për Kosovën dhe për çdo qytetar të Kosovës”, thuhet në telegramin urues të Mustafës.

“Le të mbledhim energjitë tona pozitive për ta bërë të lumtur çdo njeri dhe çdo familje; të punojmë për fuqizimin e shtetit; për të rinjtë dhe të moshuarit, për ardhmërinë e shëndoshë dhe të lumtur të çdo qytetari tanë në Kosovë dhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë Kosovës!”.

“Uroj që viti 2019 të jetë vit i gëzuar për çdonjërin nga ju!”.

Komento: