Isa Mustafa zyrtarëve të AAK-së: Ne po flasim për lisa, e ju për fshesa

14:08 | 12 Janar 2019

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa është treguar superaktiv duke iu përgjigjur postimeve të zyrtarëve të AAK-së.

Mustafa i është përgjigjur reagimeve të zyrtarëve të AAK’së, të cilët shkruan dje për Mustafën dhe LDK-në, në mbrojte të shefit të tyre, Ramush Haradinajt.

Lideri i LDK-së, që zakonisht i shpeshton postimet gjatë fundjavës shkroi se ai po flet për lisa, e zyrtarët e AAK-së për fshesa.

Mustafa thotë se zyrtarët e AAK-së po e ndiejnë të nevojshme vetëm që t’i reagojnë LDK-së, edhe atëherë kur nuk flasim për çështje të njëjta.

“Po i lexoj disa reagime nga AAK në postimin tim Për një gjë s’mund e te mos pajtohem me ta. Janë organizuar dhe janë renditë si fishekë që ta mbrojnë partinë dhe qeverinë e tyre. Sikurse edhe ata të PDK-së. Nuk është me rëndësi çfarë thonë. Ti flet për lisa ata për fshesa, por reagojnë. Edhe të këqyrin në sy”, shkroi Mustatafa.

Ndërsa kreu i LDK’së thotë se partia e tij nuk po del ashtu siç mund ta kenë menduar zyrtarët e partisë së kryeministrit Haradinaj.

“E sa i përket LDK-së, iu shpreh ngushëllime që nuk do tu del ashtu si ata e paskan menduar. Unë nuk kam biseduar me ta”.

Ndërkaq, anëtari i Kryesisë së AAK’së, Anton Berisha, ka thënë sot se Isa Mustafa i ka rënë pishman pse kishte deklaruar se s’do të kandidonte më për Shef të LDK’së., ka thënë se krejt akuzat në drejtim të Ramush Haradinajt po i bën për t’u rikthyer edhe për një mandat në krye të partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova.

“Isa Mustafa, pasi zbrazi arsenalin e radhës, ia kujtoi vetes: profesor, mos u merr me ta.

Pa hyre ne kete diskurs cinik te tij, qe eshte karakteristike individuale dhe nuk dua te merrem me te, ngase kritikat e tij nuk kane te bejne me kryeministrin Haradinaj. Mustafa, i pishmanuar me vendimin e moskandidimit per kryetar te LDK-se, tash eshte duke treguar, se une do te jem kandidatura e LDK-se”, ka shkruar Berisha.

Ai reagoi pasi Mustafa, sot tha se Qeveria e Ramush Haradinaj po degradon dhe po mbipopullohet me këshilltarë. Përmendi se lideri i AAK’së ka vendosur t’i punësojë 35 veta në Qeveri si Këshilltarë të Shefit të Qeverisë.

Komento: