Isak Shabani: Po të kishte Ligj për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës, Gërvalla nuk do të ishte ministre

22:25 | 30 Mars 2026
isak-shabani:-po-te-kishte-ligj-per-mbrojtjen-e-vlerave-te-luftes,-gervalla-nuk-do-te-ishte-ministre

Isak Shabani, i mbijetuar i Masakrës së Dubravës, tha se nuk ka Ligj për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës, ngase në të kundërtën, Donika Gërvalla nuk do të ishte ministre e Drejtësisë.

“Pajtohem me kolegun tim që tha nuk ka Ligj për Mbrojtje të Vlerave të Luftës se sot nuk do të kishte mundësi të ishte ministre e Drejtësisë, zonja Gërvalla, kur Ivica Daçiqi në Këshill të Sigurimit e falënderon për bashkëpunimin për procesin e Hagës”, tha Shabani.

Ndërsa, Fatmir Sopi, nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës tha se do të reagojnë edhe në të ardhmen ndaj padrejtësive dhe qasjes jashtëzakonisht fyese ndaj UҪK-së dhe viktimave civile dhe do të jemi përkrah mbrojtjes dhe vlerave të Ushtrisë Clrimtare të Kosovës.

Oktaj Hasani, ligjërues i Historisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, tha se aksioni i sotëm i Prokurorisë Speciale në banesën e Shkëlzen Gashit është i ngutshëm, ndonëse nuk e di bazën mbi të cilën është bazuar aksioni.

“Ne e kemi një narrativë goxha jo të duhur të zotit Gashi e cila kohë pas kohe është paraqitur si për figurat kryesore të çështjes kombëtare- Isa Boletinin, Azem Bejtën, pastaj periudhën e Luftës së Dytë Botërore, periudhën e luftës çlirimtare të Kosovës. Tash nuk e di Prokuroria mbi bazën e çka- a vetëm këtë debatin që e kemi parë ditëve të fundit apo ka edhe diçka në prapavijë, nuk mendoj që është momenti me gjyku saktë këtë që ka ndodh, mirëpo nëse gjykohet për mendimin mendoj që është gabim”, tha Hasani. /BetimipërDrejtësi

Komento: