Ischinger: Çështja e Asocaicionit duhet të zgjidhet dhe të hiqet qafe, jo të fshihet pas shpinës

22:44 | 24 October 2022

Ish-ambasadori i Gjermanisë në Washington, Wolfgang Ischinger në një intervistë për Pressing të T7 ka thënë se Kosova duhet të zgjidh çështjen e Asociacionit dhe ta heq qafe si problematikë, meqë e njejta ka qenë dhe vazhdon të jetë burim i trazirave të mundshme.

Ischinger thotë se për idenë e shkëmbimit të territoreve ka qenë skepktik, megjithatë thotë se ideja e krijimit të një regjimi të veçantë për komunat në veri i duket si diçka e rëndësishme.

Ischinger këtë e thotë duke potencuar se e kupton vëshirësitë dhe rreziqet që kjo çështje ka brenda. Megjithatë thotë se çështja e Asociacionit duhet të zgjidhet dhe jo të fshihet prapa shpinës.

“endoj që kjo çështje duhet të zgjidhet. Kjo është një nga pjesët më të vështira të asaj që është trashëguar. Unë përsëris që s’jam aq shumë në favor, sepse gjithmonë kam qenë skeptik për idenë e shkëmbimit të territoreve, por ideja e krijimit në një farë forme e një regjimi të veçantë për komunat në veri, më duket si e rëndësishme, gjithashtu kuptoj vështirësitë dhe rreziqet e përfshira, por mendoj që është e rëndësishme që çështja të trajtohet dhe të mos vendoset prapa shpinës. Duhet të zgjidhet, sepse është një burim, ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë burim i trazirave të mundshme dhe vështirësive për qytetarët e Kosovës dhe ju keni nevojë ta hiqni qafe atë”, ka thënë Ischinger në Pressing T7.

Komento: