Isco drejt rikthimit në La Liga

09:34 | 17 Shkurt 2023

Ka mbetur pa skuadër, Isco drejt rikthimit në La Liga.

Isco ka mbetur futbollist i lirë që nga fundi i muajit dhjetor të vitit 2022.

Mesfushori spanjoll vazhdon të mbetet i lirë, përkundër se ka disa oferta, por që ende nuk ka vendosur të ardhmen e tij.

30-vjeçari është në udhëkryq sa i përket të ardhmes së tij, pasi ka oferta nga Italia, Turqia, Anglia, Arabia Saudite dhe kampionati amerikan MLSm

Por e përditshmja spanjolle AS ka raportuar se Isco mund të rikthehet sërish në La Liga, ku Villarreali ka shprehur interesim për transferimin e tij.

Drejtuesit e klubit spanjoll kanë hapur bisedime me agjentët e Iscos dhe gjatë ditëve të ardhshme pritet të ketë diçka më konkrete për të ardhmen e spanjollit.

Roma, Everton, Konyaspor, Los Angeles FC, Inter Miami, Al-Hilal dhe Al-Nassr janë skuadrat tjera të interesuara për t’i marrë shërbimet e mesfushorit spanjoll.

Gjithsesi java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Iscos, pasi lojtari i ka bërë të qartë agjentëve të vet se dëshiron sa më shpejt të bashkohet me ndonjë skuadër.

Komento: