Isco i ofrohet gjigantit nga Serie A

19:34 | 06 Shkurt 2023

Isco raportohet se i është ofruar Romës si zëvendësueshëm i mundshëm i Nicolo Zaniolos.

Roma po shpreson që ta shesë italianin te Galatasaray para se të mbyllet afati kalimtar në Turqi, më 8 shkurt.

23-vjeçari është i hapur për t’u larguar, teksa bazuar në raportimet e fundit, besohet se një marrëveshje është afër.

Sipas “Calciomercato”, një ndërmjetës i ofroi Romës Iscon, duke e cilësuar atë si një zëvendësues të mundshëm të Zaniolos.

Mesfushori spanjoll e filloi sezonin 2022/23 me Sevillan, por e ndërpreu kontratën me klubin pas vetëm katër muajsh. Që nga dhjetori i vitit të kaluar, ai vazhdon të jetë futbollist i lirë.

30-vjeçari ishte afër kalimit te Union Berlini, por në fund marrëveshja mes palëve u prish.

Në Sevilla, Isco thuhet se fitoi 1 milion euro në sezon, por me një sërë bonuses që mund t’i kishin rritur fitimet deri në afro 5 milionë.

Ish-mesfushori i Real Madridit thuhet se po kërkon të njëjtat kushte edhe tani. /Gazeta Express/

Komento: