Isco pritet të transferohet te gjiganti nga Serie A

18:45 | 23 Nëntor 2023

Skuadra e Interit po tenton ta bindë mesfushorin Isco që prej edicionit të ardhshëm të jetë pjesë e kampionatit të Italisë.

“Calciomercato” ka raportuar të enjten se Interi ka kontaktuar Iscon për një transferim të mundshëm në fund të këtij edicioni.

Thuhet se ekipi italian i ka ofruar Iscos kontratë trevjeçare, por spanjolli ende nuk ka dhënë një përgjigje definitive.

31-vjeçari është në negociata me Real Betisin për rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër, por Interi po bën presion për t’i siguruar shërbimet e tij falas.

Isco iu bashkua Betisit këtë verë dhe po shkëlqen me fanellën e skuadrës spanjolle në edicionin aktual.

Ai ka shënuar tre gola dhe ka bërë po aq asistime në 17 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

Komento: