Ish ambasadori amerikan në Kosovë: Duket se Vuçiq zgjodhi Putinin në vend të Perëndimit, BE dhe SHBA ta keni parasysh

13:31 | 27 Shkurt 2022

Kosnett: Duket se Vuçiq zgjodhi Putinin në vend të Perëndimit, BE dhe SHBA ta keni parasysh.

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, u është drejtuar BE-së dhe SHBA-së ta kenë parasysh veprimin e presidentit serb karshi Vladimit Putin, pasi duket se ndërmjet Perëndimit dhe Putinit, presidenti serb zgjodhi këtë të fundit.

Këtë koment Kosnett e ka bërë në profilin e tij.

“Pra, duket se Presidenti i Serbisë Vuçiq ka zgjedhur Putinin në vend të Perëndimit – ndërsa pretendon se duart e tij janë të lidhura nga opinioni publik dhe fshihet pas Kishës. Kjo nuk është udhëheqje; është frikë morale. BE, SHBA ju lutemi kini parasysh”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Kujtojmë se Vuçiq po aplikon qëndrim të dysfishtë në kohën kur lufta ka nisur në Ukrainë, me urdhër të Putinit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia e respekton integritetin territorial të Ukrainës, por nuk do të vë sanksione ndaj Rusisë.

Komento: