Ish-ambasadori amerikan porosit: Kosova dhe Serbia të bëjnë marrëveshje për hir të të rinjve që po ikin nëpër botë

17:02 | 20 September 2019

Ish-ambasadori amerikan për dialogun Kosovë – Serbi: Të largohemi nga logjika se dikush do të humbas.

“Në përpjekjen për të arritur një zgjidhje, ne nuk po tregtojmë, të themi se dikush do të jetë humbës e dikush fitues”, tha Manter.

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Cameron Manter mendon se është shumë e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të largohen nga ideja se njëri duhet të jetë humbës, në mënyrë që të jetë fitues, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për problemin e Kosovës, transmeton lajmi net.

“Zgjidhja që arrijmë do të jetë ajo në të cilën futen të gjithë”, thotë Manter për Tanjug, duke shtuar se kjo është e mundur nëse ka besim tek njerëzit që kërkojnë zgjidhje.

“Në përpjekjen për të arritur një zgjidhje, ne nuk jemi duke treguar në atë që dikush do të humbasë, kush do të jetë humbësi e kush do të jetë fituesi, tashmë duhet të pyesim se çfarë mund të bëjmë dhe kjo është ajo që i duhet këtij rajoni, popullit të Kosovës, qofshin serbë apo shqiptarë”, tha Manter.

“Kjo është arsyeja pse ne sjellim njerëz me përvojë të gjerë nga e gjithë Evropa, SH.B.A-të, Ballkani për të punuar në ndërtimin e besimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, pas së cilës mund të kthehemi në tema të tilla si taksa e njohja e pavarësisë”, tha Manter.

Manter ka shtuar se temat që janë të rëndësishme për jetën e përditshme, siç janë ekonomia, kultura, arsimi dhe shkëmbimi i studentëve duhet të jenë gjithashtu në fokus.

Ai shprehet se nëse të dy palët presin mbështetjen e Uashingtonit duhet të përqendrohen në të ardhmen.

“Është e nevojshme të kemi vizion strategjik, ku Serbia, ku është Kosova, ku dëshiron të shkojë i gjithë rajoni. Nëse qëllimi i BE-së është prosperiteti, bashkëpunimi i fqinjësisë së mirë, demokracia, proceset demokratike, mbështetja është e garantuar”, tha ai.

Komento: