Ish-ambasadori Dedaj: Administrata Trump do të mbyllë çështjen mes Kosovës dhe Serbisë

09:08 | 20 January 2025
ish-ambasadori-dedaj:-administrata-trump-do-te-mbylle-ceshtjen-mes-kosoves-dhe-serbise


Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, për FrontOnline, shpreson se administrate e Donald Trump, do të ndikojë në rikuperimin e bashkëpunimit mes SHBA-ve dhe Kosovës, por edhe do të mbyllë çështjen e mos pajtimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

‘’Administrata e Presidentit Amerikan Donald Trump mbetemi me shpresë se do të ndikoj në rikuperimin e bashkëpunimit të Uashingtonit me Prishtinen, por edhe do të nxitë autoritetin dhe impaktin edhe në konsolidimin e balancave të brishta në Ballkan, duke përfshire edhe mbylljen e mospajtimeve konfliktuoze mes Kosovës dhe Serbisë, si dy vende fqinje,t ë cilat akoma mbesin si vende të cilat duhet t’a njohin njëra- tjetrën dhe t’i kontribuojnë paqes,sigurisë dhe stabilitetit në këtë pjesë të trazuar të Europës’’ thotë ai.

Dedaj, sugjeron se Trump duhet të veproj pa hezitim e të mos bazohet në mitet dhe përrallat ballkanase.

‘’Presidenti Trump duhet të veproj pa hezitim dhe energjikisht, duke mos u bazuar në përrallat dhe mitet ballkanike, duke i dhënë fund zhagitjes dhe status-quosë në Kosovë, duke i hapur rrugë integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe Serbisë, procesit te pajtimit, paqes, bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirē, në gjithë Ballkanin Perëndimor’’ potencoi ai.

Ish-ambasadori Dedaj, deklaroi se pushteti i udhëhequr nga Albin Kurti, ka rrezikuar dhe lëkundur raportet Kosovë-SHBA.

‘’Fatkeqësisht,regjimi në ikje i Albin Kurtit e ka rrezikuar dhe lëkundur këtë partneritet unik, duke vënë në dyshim miqësinë tonë, megjithëate SHBA e kanë të qartë se populli i Kosovës është ndër më proamerikanët në botë, kurse qeveritë shkojnë e vinë’,’ u shpreh ai.

 

Komento: