Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, për FrontOnline, ka folur për punën katër vjeçare të presidentes, Vjosa Osmanit.
Dedaj, Presidenten Osmani e quan të kundërtën e unifikimit, duke thënë se ajo vendos interesat e saja personale mbi të gjitha.
‘’Vjosa Osmani si figurë e cila do duhej të personifikonte unitetin qytetar dhe politik në Republikën e Kosovës siç e obligon edhe Kushtetuta e Kosovës, ajo në praktikë e ka bërë të kundërtën. Zonja Osmani ne fakt njihet si figurë egocentrike, përparëse dhe gjithmonë gjendet aty ku e shef interesin personal’’ thotë ai.
Dedaj, potencon se Osmani kishte përqarë edhe LDK-në, kur ishte pjesë e saj, derisa thotë se tani nuk e di se kah do të ia mbajë.
‘’Në vitin 2021 kishte përqarë LDK-në, parti kjo e kishte rritur dhe bërë figurë publike, duke kaluar në VV, pastaj duke themeluar Listen GUXO, ku edhe nga aty u largua. Sdo mend se tash kur po i afrohet fundi i mandatit është duke bërë llogaritë kah të ia mbajë për të ruajtur poziten e saj si presidente e zgjedhur edhe me votat e përfaqësuesve të Listes Serbe dhe me mbështetjen e vetë Radojçiqit’’ deklaron ai.
Sipas ish-ambasadorit, në fushën e diplomacisë, Presidentja Osmani ka dështuar totalit.
‘’ Ne fushën qe e mbulon funksioni dhe pozita e saj, siç është diplomacia dhe politika e jashtme,aty ka dështuat plotësisht dhe për tërë mandatin nuk i sjelli Kosovës asnjë njohje, asnjë antarësim, pos sanksioneve ndërkombëtare dhe dëmtimit tē partneritetit dhe të integrimit Euro-Atlantik’’ thotë Dedaj.