Ish-ambasadori holandez thotë se Kristian-Demokratët e mbështesin liberalizimin e vizave.
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka thënë se Holanda e mbështet liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Prishtinës në Këshillin e Evropës.
Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka theksuar se kjo është vendosur në kongresin e Kristian-Demokratëve holandez që është mbajtur sot.
“Sot në kongresin e Kristian-Demokratëve holandezë pati lajme të mira për Kosovën. Holanda mbështet lëvizjen e lirë pa viza dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës”.
“Vetë CDA-ja dëshiron t’i bashkojë njerëzit dhe të jetë një forcë drejtuese në Holandë, dëshiron të luftojë egoizmin dhe të shkojë drejt bashkimit”, ka shkruar Bosch