Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj shprehet se deklarata e kryeministrit Kurti ishte e nxituar dhe e dëmshme për Maqedoninë e Veriut.
“Deklarata e kryeministrit në ikje Albin Kurti ishte e pa saktë dhe e nxituar, mbase edhe e dëmshme për vetë RMV!”, u shpreh Dedaj.
Dedaj potencon se anipse serbët në Kosovë janë mbi 3% të popullatës, gjuha serbe është zyrtare.
Sipas tij, është jodemokratike për Maqedoninë të mos e kenë të garantuar me ligj gjuhën amtare, pasi kanë 30%.
“Në Kosovë serbët përbëjnë mbi 3% të popullatës dhe gjuha serbe është gjuhë zyrtare në RKS, andaj është non sens dhe thjesht e pa mundur, jodemokratike dhe shkelje e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë fqinje, të cilët përbejnë rreth 30% të popullatës e të mos e kenë të garantuar me ligj gjuhen amtare shqipe si gjuhe zyrtare!”, deklaroi Dedaj.
Dedaj vlerëson se nëse Qeveria Mickoski e ka për qëllim anulimin e Ligjit për gjuhët është e rrezikshme dhe minon barazinë etnike.
“Nëse qeveria Mickoski e ka për qëllim anulimin e këtij ligji, përmes Gjykatës Kushtetuese të RMV është hap i rrezikshëm dhe minon barazinë etnike, standardet demokratike dhe të ardhmen evropiane të RMV, duke krijuar tensione dhe destabilitet politik dhe kjo nuk do të duhej të ndodhte dhe as të tolerohej në RMV”, deklaron Dedaj./FrontOnline/