Ish-anëtari i KQZ-së: Për herë të parë në këto pesë palë zgjedhje që u zgjatë kaq shumë cerifikimi i rezultateve

15:08 | 21 March 2025
ish-anetari-i-kqz-se:-per-here-te-pare-ne-keto-pese-pale-zgjedhje-qe-u-zgjate-kaq-shume-cerifikimi-i-rezultateve

Fadil Maloku, ish-anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, thotë për FrontOnline se është hera e parë në pesë palë zgjedhje që të vonohet kaq shumë certifikimi i rezultateve zgjedhore.

‘’Për herë të parë ka ndodhur e që ky është edhe rekord që në këto pesë palë zgjedhje të vonohet kaq shumë certifikimi’’ thotë ai.

Maloku e quan neglizhuese procesin e certifikimit të rezultateve zgjedhore.

‘’Është e vërtetë se është një lloj neglizhimi. Kjo çështja e zgjatjes së certifikimit’’ potencoi Maloku për FrontOnline.

Ai nuk e mohon mundësinë që kjo mund të jetë edhe taktikë e partive politike.

‘’Kjo ka të bëjë ndoshta me taktizimet dhe strategjinë e re të subjekteve politike për të krijuar Qeverinë e re’’ deklaroi ish-anëtari i KQZ-së, Fadil Maloku.

Komento:
loading