Ish-banorja e Big Brother shtatzënë, publikon barkun e rrumbullakosur

17:10 | 01 March 2019

Ajo ka qenë njëra nga banoret më të përfolura të Big Brother.

Ish-banorja e Big Brother, Jona Kalemaj ka befasuar fansat me disa pamje të reja ku shfaqet sërish në pritje të ëmbël.

Jona ka publikuar një video në Instagram me barkun e rrumbullakosur ndërsa shkruan: “Prap shtatzënë?”

Pas disa sekondave ajo rikthen barkun në vend dhe na tregoi se kjo ishte vetëm një shaka:

“Qyqja thashë se ishte 1 prilli, qenka 1 mars”.

Jona Kalemaj ka dy fëmijë, më konkretisht dy vajza të bukura të cilat i bën shpesh herë publike përmes fotove në Instagram.

Ato janë Ejsi dhe Santa dhe mami Jona i quan “diamantet e saj më të çmuar”.

Komento: