Ish-bashkëlojtari e befason Higuainin me këto fjalë për të – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ish-bashkëlojtari e befason Higuainin me këto fjalë për të

16:29 | 07 Shkurt 2019

Gonzalo Higuain ka marr një lavdatë të madhe sot.

Ai mund të mos ketë kaluar ditët më të mira te tij te Milan, por sipas ish bashkëlojtarit të tij Alessio Romangnoli, argjentinasi është sulmuesi më i mirë në botë.
Higuian arriti të shënonte vetëm pesë gola në pjesën e parë të kampionatit në Serie A, për të qenë në qendër të kritikave nga mediet në Itali.

31 vjeçari në afatin kalimtar të janarit u largua nga Milan, për t’u transferuar te Chelsea, ku sërish do të punojë me ish trajnerin e tij te Napoli, Maurizio Sarri.

Kapiteni i Milanit, Alessio Romangnoli, ka thënë se është ndjerë keq kur ka parë se Higuain po largohet nga ‘San Siro’, duke e konsideruar atë si një nga më të mirët në botë.

“Mendoj se ai ende është sulmuesi më i mirë në botë”, ka deklaruar mbrojtësi për ‘Calciomerato’, përcjell ‘lajmi.net’.

“Më vjen keq që ai ka vendosur të largohen por unë e respektoj vendimin e tij. Ai është miku im dhe nëse ai është mirë, unë jam në rregull”.

Komento: