Ish-bashkëshorti i Sasës dhe e dashura e tij japin lajmin e madh, po bëhen prindër

18:30 | 26 Gusht 2020

Aktorja e mirënjohur, Adriana Matoshi po bëhet çdo ditë e më shumë një ndër më të pëlqyerat e publikut.

Edhe pse filloi karrierën qysh moti, është roli i ‘Sasës’ në serialin ‘O sa mirë’ që po e bën gjithnjë e më të popullarizuar, shkruan ORAinfo.

‘Sasa’ është tejet e komentuar edhe për jetën e saj private ku jeton me katër fëmijët e saj dhe e ndarë nga burri.

E ish burri i saj ka filluar jetën me një tjetër të dashur, e çdo herë paraqiten të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Në një nga fotot e fundit ai shihet me të dashurën, ku ka shkruar “Na 3”.

Kjo nënkupton se ҫifti janë në pritje të fëmijës së tyre të parë./ORAinfo/

Komento: