Ish-deputeti i AAK-së në gjendje të rëndë, djali i tij publikon fotografi nga spitali

22:31 | 18 June 2019

Ish-deputeti i AAK-së, luftetari i UÇK-së dhe eksperti i sigurisë, Naim Maloku, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Djali i tij ka publikuar fotografi të Malokut, i cili shihet i shtrirë në spital.

“Sikur shumë beteja, edhe kjo qoft e kalume baba jem”, ka shkruar Migjen Maloku, djali i ish-deputetit.

Maloku ka qenë pjesë e UÇK-së dhe ka luftuar kryesisht në Zonën e Dukagjinit. Ai llogaritet si një nga njohësit më të mirë të sigurisë.

Komento: