Pas rizgjedhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së, kanë nisur dorëheqjet nga kjo parti.
Ish-deputeti Shpejtim Bulliqi ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat e tij në LDK.
Këtë ai e ka bërë pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e nëntë zgjedhor të kësaj partie.
Ai ka shkruar se në krye të LDK’së është zgjedhur një klikë komuniste, që për të është e papranueshme.
Tutje, Bulliqi thotë se këtë vendim po e merr pas 30 viteve angazhim në këtë parti.