Ish deputeti kthehet nga Haga, pritet si hero në aeroport

23:25 | 23 Janar 2020

Zafir Berisha kthehet nga Haga, pritet si hero në aeroport.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha është rikthyer sot në Kosovë, pas intervistimit nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë.

Ish-komandanti i UÇK-së ditë më parë kishte pranuar thirrjen nga Gjykata Speciale për intervistim në Hagë.

Berisha kishte thënë se ftesa nga Gjykata Speciale në Hagë shpreson të jetë e fundit që mundohet për ta njollosur luftën e UÇK-së.

Ai u prit nga një numër i madh mbështetësish me të mbërritur në Aeroportin e Prishtinës.

“Komandant Zafir Berisha sonte u kthye në Kosovë me kokën lartë, faqebardhë dhe shumë krenarë sepse atë që e bëri në luftë, e bëri edhe sot në paqe, mbrojti me dinjitet krenarinë tonë kombëtare UÇK-në dhe luftën e drejtë të saj për liri. Mirë se erdhe Komandant Zafa, jemi përherë krenarë me ty dhe gjithë luftëtarët e UÇK-së.” është mesazhi i tyre.

Komento: