Ish-deputeti sulmon ashpër Kurtin: “Kjo është pafytyrësi”

09:45 | 07 November 2019

“Kjo është pafytyrësi”, ish-deputeti sulmon ashpër Kurtin për votat nga Serbia.

Ish-deputeti i Nismës, Zafir Berisha po vazhdon me sulmet ndaj liderit të VV-së, Albin Kurtit.

Në një postim të tij në Facebook, Berisha e ka quajtuar Kurtin të pafytyrë, shkruan lajmi.net.

Pafytyrësia e Kurtit, sipas Berishës vije për faktin se liderit të VV-së gjatë kohës që ishte në opozitë i pengonte gjithçka që kishte të bënte me Serbinë, ndërsa tani nuk i pengojnë votat e paligjshme të ardhura nga shteti serb.

Postimi i Berishës:

Është për me u befasu se si Albinit dhe VV deri dje i pengonte me të drejtë çdo gjë që vinte nga Serbia(Produkte). Ndërsa sot(për interesa meskine dhe pushtet), nuk i pengojnë votat e paligjshme dhe të helmuara të Vuçiqit. (Listës Serbe). Kjo është paftyrësi.

Komento: