Ish-deputetja do të intervistohet edhe njëherë për rastin e Ivanoviqit

18:41 | 30 September 2019

Po vazhdojnë hetimet për rastin e Oliver Ivanoviqit.

Prokuroria Speciale e Kosovës është duke u marrë me deklaratat e ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës Rada Trajkoviq, e cila së fundmi ka deklaruar se i është ofruar një video në të cilën ka qenë e regjistruar rastin e politikanit serb Kosovës Oliver Ivanoviq, i cili u ekzekutua në veri të Mitrovicës.

Hetuesit kosovarë së shpejti pritet që ta thërrasin për të dhënë deklaratë ish-deputeten serbe.
Ani se në intervistimin e parë që ia patën bërë hetuesit kosovarë Trajkoviç nuk kishte deklaruar se ia kishin ofruar një video të tillë.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviç, aktualisht kryetarja e ‘Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova’ po thotë se i ishte ofruar një video ku ishte regjistruar rastin e politikanit serb Kosovës Oliver Ivanoviç, i cili u ekzekutua në veri të Mitovicës. Për mediat serbe, Trajkoviq është shprehur se nuk kishte pranuar ta merrte videoincizimin.

E pikërisht këto deklarata të Trajkoviçit kanë bërë që Prokuroria Speciale e Kosovës t’i përvishet punës.
Nga Prokuroria Speciale kanë deklaruar se tashmë kanë nisur hetimet.

Prokurori Special, Sylë Hoxha, i cili që nga privimi nga jeta e Ivanoviqit është duke u marrë me rastin, i tha të hënën gazetës se Trajkoviq ishte intervistuar më parë si dëshmitare për këtë çështje.
Mirëpo, ajo pranë hetuesve kosovarë nuk ishte deklaruar nëse i kishin ofruar ndonjë incizim rreth rastit.

“Po, e kemi pa deklaratën e zonjës Trajkoviq. Ajo ka qenë edhe më herët, është dëgjuar si dëshmitare. Kjo çka ajo ka dekorua tash, po shihet se është një risi. Më herët ajo nuk na ka thënë asgjë për këtë lloj të incizimit. Unë si prokuror i rastit do të merrem me këtë dhe do ta trajtojë me vëmendje të madhe këtë deklaratë të saj. Ne me seriozitetin më të madh do ta trajtojmë këtë deklaratë të sajën”, ka thënë Syla.

E ende asnjë të re nuk ka rreth zbardhjes së rastit për privimin nga jeta e Ivanoviqit.
Prokurori Hoxha, ka deklaruar se dëshmitarët kryeso që mund të japin informacione për këtë rast gjenden në veriun e Mitrovicës.
Sipas tij, ata po frikësohen që të japin informacione për këtë punë.

“Shumica e dëshmitarëve të mundshëm për zbardhjen e këtij rasti janë në pjesën veriore. Ata janë të kufizuar, frikësuar si dhe po hezitojnë që të bashkëpunojnë për këtë rast”, thotë ai.

Sipas tij, pala serbe aspak nuk është bashkëpunuese me autoritetet kosovare për t’iu ofruar informacione rreth këtij rasti.

“Autoritetet serbe nuk po na ndihmojnë asgjë për këtë çështja ata nuk po i kontribuojnë aspak zbardhjes së rastit të Ivanoviqit”, deklaron Hoxha.

E ndërkohë, Prokuroria e Shtetit po i vazhdon hetimet e nisura një vit më parë për të kapur dorasit e Oliver Ivanoviqit. Nën llupën e prokurorisë speciale janë edhe dy të dyshuar të rinj, që sipas prokurorit Sylë Hoxhaj, po kërkohen për t’u prangosur.. Që të dy jetojnë në Mitrovicën Veriore dhe janë të përfshirë në rast. Në lidhje me rastin e politikanit serb deri tani janë prangosur 4 persona, dy prej të cilëve janë liruar. Ndërsa shteti ka lëshuar urdhërndalim ndërkombëtar për Milan Radojiçiqin i cili po fshihet në Serbi.

Oliver Ivanoviq, ish-ministër dhe ish-deputet në Kuvendin e Kosovës ka udhëhequr SDP’në, ndërsa u privua nga jeta më 16 janar të vitit 2018.

Komento: