
Ish-deputetja e Guxo, Jeta Statovci, i është bashkuar ish-Presidentes Vjosa Osmani, për të garuar në zgjedhjet e 7 qershorit.
Statovci ka qenë pjesë e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes qe dy legjislatura.
“E nisëm bashkë rrugëtimin në Kuvend. Dhe bashkë po vazhdojmë drejt Kuvendit. Jeta Statovci ishte vetëm 26 vjeçe kur mori mandatin e saj të parë, për t’u rikonfirmuar tri herë radhazi me besimin e qytetarëve, duke qenë vazhdimisht ndër deputetet më të votuara. Na kanë bashkuar ndër vite virtyti, vizioni, vullneti dhe e vërteta. Mbi të gjitha, na bashkojnë vlerat mbi të cilat e nisëm këtë rrugëtim. E kur ato devijojnë, ne ringrihemi në këmbë, për dashurinë ndaj vendit dhe për rrugëtimin e sigurt të Kosovës. Na priftë e mbara, gjithmonë përkrah. 💕”, ka shkruar Osmani.