“Është e guximshme, por s’po e njoh tash”, ish-deputetja e LDK-së për presidenten Vjosa Osmani.
Duke pasur një bashkëpunim të afërt më parë me Vjosa Osmanin, ish-deputetja Besa Gaxherri pati disa fjalë për të si person, por edhe si presidente e vendit.
Sipas saj, Osmani është një intelektuale dhe e guximshme, por që kjo nuk po vërehet kohëve të fundit.
“Nuk është ajo që e kam njohur”, tha Gaxherri duke kujtuar edhe disa momente të përbashkëta nga Lidhja Demokratike e Kosovës.