Ish-deputetja e PDK-së: Arian Tahiri është fitues moral

08:56 | 10 Nëntor 2025
Ish-deputetja e PDK-së: Arian Tahiri është fitues moral

Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili Ahmeti ka thënë se kandidati i kësaj partie për Mitrovicë, Arian Tahiri, është fitues moral i mobilizimit të madh dhe i shpresës për të ardhmen.

“Mosfitorja e PDK-së në Mitrovicë, nuk është mosfitore e z.Arian Tahirit. Dhe as fitorja e LVV-së nuk është fitore e z.Albin Kurtit, por është fitore e z.Faton Pecit, dhe këtë të fundit e uroj përzemërsisht dhe i dëshiroj qeverisje të mirë dhe të drejtë për qytetarët e Mitrovicës”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Ariani është fitues moral i mobilizimit të madh dhe i shpresës për të ardhmen.
Ariani e dëshmoi, siç e dëshmoi politika e Kadri Veselit, se bashkimi dhe uniteti i bëjnë ballë sfidave sado të mëdha. Mosfitorja e PDK-së në Mitrovicë, nuk është mosfitore e z.Arian Tahirit. Dhe as fitorja e LVV-së nuk është fitore e z.Albin Kurtit, por është fitore e z.Faton Pecit, dhe këtë të fundit e uroj përzemërsisht dhe i dëshiroj qeverisje të mirë dhe të drejtë për qytetarët e Mitrovicës!
Sepse Mitrovica jonë, është e para.

Komento: