Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka komentuar ftesën e kryeministrit AlbinKurti, drejtuar liderëve të partive opozitare në vend për një takim të përbashkët.
Dërguti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Kurti fillimisht i poshtëron dhe i disiplinon me video dhe në fundi thërret në takim.
“Njëherë i poshtëron dhe disiplinon me video, në fund i thërret në takim. Kështu e do pushteti opozitën, të poshtëruar e të fyer. Unifikim përmes nënshtrimit”, ka shkruar Dërguti në Facebook.
Këtë deklaratë Dërguti e bëri pasi së fundi nga Lëvizja Vetëvendosje janë publikuar video-incizime të shumta,ku flitej për ish-liderët e vendit, për drejtuesit e partive politike madje duke i thirrur si “shkatërrues të vendit për 20 vite”.