Ish deputetja serbe: Çdo kush nga Kosova duhet të krenohet me Dua Lipën

13:06 | 20 Tetor 2020

Trajkoviç: Çdo kush nga Kosova duhet të krenohet me Dua Lipën.

Ish-deputetja e Kuvendit Rada Trajkoviç ka shkruar në Twitter se çdo kush nga Kosova, serb apo shqiptar duhet të jetë krenar me suksesin e Dua Lipës, raporton Gazeta Express.

“Çdokush nga Kosova – serb apo shqiptar – duhet të jetë krenar për suksesin global të kësaj vajze të re. Mbresëlënëse”, ka shkruar Trakoviç, teksa thotë se vlerësimi i kulturës, duhet të e bashkojë popullin e jo ta ndajë.

Ky reagim i Trajkoviç vjen pasi që Dua Lipa ka thyer rekord duke u radhitur si një nga artistet më të dëgjuara të të gjitha kohërave.

Komento: