Ish-diplomati amerikan: Çdo kush që mendonte se Kosova s’mund të kishte ushtri të saj e ka gabim

19:49 | 19 Dhjetor 2018

Republika e Kosovës javën e kaluar është bërë më ushtri.

Ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer vazhdon ta përkrah themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Daniel Serwer, ka thënë se paqja dhe stabiliteti në Ballkan nuk është i kërcënuar siç ishte në vitet e ’90-ta, transmeton lajmi.net.

Në një intervistë dhënë për mediumin serb “N1”, Serwer ka thënë se rreziku i paqëndrueshmërisë në Ballkan ekziston, por që sipas tij kjo mund të ndodhë vetëm për shkak të pakënaqësive.

Sa i përket mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskutua për formimin e ushtrisë së Kosovës, Serwer tha se pavarësisht se Beogradi zyrtar pohon se Ushtria e Kosovës është kërcënim për dhe sjell destabilitet për rajonin, ai thotë se tjetër gjë e thonë në Prishtinë, pra se Ushtria e Kosovës do të kontribuojë për paqen e rajonit.

Tutje Serweri në këtë intervistë, ka thënë se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës është një proces që zgjatë 10 vjet, pra siç tha ai, kur tamam kjo forcë të bëhet të duket si ushtri.

Ai po ashtu në këtë intervistë ka thënë se askush nuk duhet të kishte menduar se Kosova nuk do të krijonte ushtrinë e saj.

“Askush nuk duhet të kishte menduar se Kosova dhe populli i saj nuk do të krijonin kurrë ushtri. NATO-ja nuk do të jetë përgjithmonë. Ky është një hap i domosdoshëm që mund të ishte bërë edhe më herët pasi që presidenti Thaçi e tha edhe vet se i vjen keq që kjo nuk është bërë pesë vite më herët”, deklaroi Serwer për “N1”, transmeton lajmi. net.

Ndërkaq sa i përket kundërshtimit të Serbisë në lidhje me themelimin e Ushtrisë së Kosovës për shkak se siç thonë ata, është në kundërshtim me Rezolutën 1244, Serwer ka thënë se praktikisht kjo rezolutë nuk ekziston më.

“Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe praktikisht Rezoluta 1244 nuk ekziston më. Si në Prishtinë ashtu edhe në Uashington ndajmë të njëjtin mendim, pra kjo Rezolutë është përmbushur”, ka thënë Serwer.

I pyetur se si sheh rolin e Këshillit të Sigurimit, Serwer thotë se Këshilli i Sigurimit ka rol dhe ndikim të atillë që mund të marr edhe ndonjë vendim.

“Dyshoj se Këshilli i Sigurimit mund të marrë tani ndonjë vendim të ri në këtë kohë apo ndonjë Rezolutë të re e cila mund të shkaktojë mendime e konfuzione të ndryshme mbi zbatueshmërinë e saj. Një Rezolutë e re do të ishte e në kundërshtim të asaj që SHBA-të dhe Kosova dëshiron e që Serbia e kundërshton, pra anëtarësimin e Kosovës në OKB”, deklaroi Serwer në këtë intervistë.

Ndërkaq sa i përket dialogut, diplomati amerikan ka thënë bllokimi i dialogut ka ndodhur për shkak të një keqkuptimi.

Sipas tij, dështimi i arritjes së një marrëveshjeje të detyruar për të dyja vendet ka dëmtuar këtë dialog.

“Dështimi për të arritur një marrëveshje për këtë ka dëmtuar dialogun, por ideja e shkëmbimit të territorit ishte e keqe dhe shpresoj që tani të gjithë e kuptojnë këtë dhe se mund të kthehen në dialog pa këtë ide në tryezë”, ka deklaruar Serwer.

Tutje ai shtoi se sa i përket idesë së shkëmbimit të territoreve, Serwer tha se nuk ka marrëveshje që do të ishte e pranueshme për të dyja palët.

Komento: