Ish-diplomati: Asnjë sukses nuk e ka diplomacia e Kosovës në katër vitet e fundit

09:08 | 05 Dhjetor 2024
ish-diplomati:-asnje-sukses-nuk-e-ka-diplomacia-e-kosoves-ne-kater-vitet-e-fundit


Ish-diplomati Avni Arifi nuk sheh asnjë sukses në politikën e jashtme të udhëhequr nga Qeveria e Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës.

“Sukseset janë zero. Asnjë sukses nuk e ka diplomacia e Kosovës në 4 vitet e fundit”, shprehet Arifi.

Arifi në një prononcim për “Front Online” thekson se dështimet në diplomaci fillojnë nga mos njohjet për Kosovën e deri tek mos anëtarësimi në KiE.

“Dështimet: -Asnjë njohje dhe asnjë anëtarësim në asnjë organizatë ndërkombëtare – Prezantimi i Kosovës si prodhues problemesh e jo zgjidhjesh – Dështim total në sensibilizimin e sulmit terrorist në Banjskë – humoristë jo serioz me ofertën për Zajednicë në Këshill të Evropës”, tha Arifi./FrontOnline/

 

Komento: